Më së largu deri në fund të javës së ardhshme, koalicioni PAN do t’i formojë institucionet e reja të vendit. Kështu thotë përfaqësuesi i këtij koalicioni, Rasim Selmanaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se nuk ka asnjë dilemë për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë Haradinaj, meqë, sipas tij, koalicioni PAN i ka votat.
Selmanaj ka thënë për “Epoka e re” se Qeveria Haradinaj do të jetë gjithëpërfshirëse.
Duke komentuar takimin Pacolli-Haradinaj, ai ka shprehur optimizëm se kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do të jetë në frymën pozitive të formimit të institucioneve të shtetit të Kosovës.
Selmanaj ka treguar se deputetët e PAN’it nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të enjten, pasi, sipas tij, ajo është thirrje e njëanshme nga kryesuesi i saj./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës