“Moon Express” mendohet se do të jetë në gjendje që të dërgojë njerëz në Hënë pas vetëm dhjetë vjetësh. “Moon Express”, një firmë private e themeluar në vitin 2010 nga miliarderi Naveen Jain, është kompania e vetme private që ka marrë lejen nga Administrata federale amerikane, për t’i lënë kufijtë e Tokës dhe për ta lëshuar një anije kozmike në sipërfaqe të Hënës.
Për ta arritur këtë, kompania do të bashkohet me “SpaceX”, kompaninë private hapësinore të themeluar nga sipërmarrësi Elon Musk, i cili po ashtu ka ambicie për dërgimin e njerëzve në hapësirë. Jain thotë se shkuarja në Mars mbetet qëllim, por shkuarja në Hënë do të jetë si një fazë paraprake, apo një stacion i sigurt./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...