Një burrë është akuzuar për vrasje pasi vrau gruan e tij dhe të dashurin e saj, pasi i zuri ata duke kryer marrëdhenie seksuale.
Juan Carlos Garcia, 42 vjeç, besohet se e ka pranuar vrasjen ndaj Sandra Castellanos, 39 vjeç, dhe të dashurin e saj Noe Gomez, 35 vjeç, në shtëpinë e tyre familjare në Atlantico, Kolumbi, transmeton portali arbresh.info
Rojet e sigurisë dyshuan se gruaja ishte në një lidhje jashtëmartesore. Ajo ftonte të dashurin e saj kur burri i saj ishte në ndërrimet e natës dhe planifikoi një lloj kurthi që ‘ta zëjë atë gjatë aktit’, bën të ditur policia.
Tre fëmijët e çiftit ishin duke fjetur në shtëpi kur Garcia kishte qëlluar ata dy gjatë orës 21:00 me 4 gusht.
Rojet e sigurisë ishin paguar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, në mënyqë që kryesi i veprës të kapte gruan dhe dashnorin e saj gjatë aktit.
Përkundër krimit të bërë, burri i viktimës nuk ka shprehur asnjë pendim për aktin e kryer. Policia ka deklaruar se ai tani është në paraburgim, ndërsa për fëmijët e tyre do të kujdesen familjarët./Arbresh.info


Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve