Partia Demokratike, dega në Prishtinë ka vazhduar duke publikuar gjëra që sipas tyre Shpend Ahmeti ka bërë mashtrime.
Dega e kësaj partie në Prishtinë, ka publikuar një video ku sipas tyre përmes kësaj videoje kryetari Ahmeti ka mashtruar qytetarët e Prishtinës.
Në faqen e tyre në facebook shkruan se në video shihet se si kryetari aktual i Prishtinës më 2013 kishte paralajmëruar se do të vendoste harta të linjave të autobusëve nëpër stacione, por më 2017, stacionet shihen të gjitha të mbuluara me reklama, por pa asnjë hartë të linjave të autobusëve.
“Ky është vetëm një prej shembujve të thjeshtë që tregon dembelinë dhe genjeshtrat e Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes. Në fushatë, në vitin 2013, përformoi duke vendosur në stacionet e trafikut urban harta të orareve dhe shtrirjes së autobusëve publikë në Prishtinë. E si kryetar tash e katër vjet nuk ka bërë asgjë për këtë”, ka shkruar dega e PDK-së në Prishtinë, në faqen e Facebookut.
https://www.facebook.com/PDKdegaPrishtine/videos/1348385311926732/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...