Trajneri i Real Madridit, Zinedien Zidane nuk ka hedhur plotësisht poshtë largimin e sulmuesit Gareth Bale nga klubi këtë verë.
28-vjeçari është kërkuar vazhdimisht për rikthim në futbollin anglez dhe Manchester United është përfolur të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, duke folur gjatë para takimit ndaj “Djajve të Kuq” për Superkupë të UEFA-së, trajneri i tij Zinedine Zidane nuk hodhi poshtë asgjë.
“Mendoj që gjëja më e rëndësishme është që lojtari të ndihet mirë”, tha ai para fillimit të ndeshjes së sotme. “Mbi të gjitha, ai ka pasur seanca të vazhdueshme stërvitore me ne dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”
“Fundi i sezonit të kaluar nuk ishte i lehtë për të, ai ishte thuajse jashtë për katër muaj për shkak të lëndimit por tani ai është shumë mirë, shumë i foksusuar, ai stërvitet me skuadrën”
“Ajo që më intereson mua dhe çka është e rëndësishme për ne nuk është ajo që thotë trajneri, është ajo që ne do të bëjmë në fushë. Kjo është e gjitha”
“Mirë, Bale është një lojtar i Real Madridit. Kjo është e gjitha që mund të themë”, shtoi trajneri francez./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...