Vetëm gjatë vitit 2014 kompania KEDS ka siguruar profit të pastër prej rreth 30 milionë eurosh, derisa një më pare komapnia turke “Calik-Limak” kishte privatizuar distribucionin e energjisë elektrike për 26.3 milionë euro.
Shitja e distribucionit të energjisë elektrike me një cmim të tillë vite më pare ishte përcjellë me akuza të shumta, pasi vlerësohet se vlera e aseteve të kompanisë publike ishte shumëfish më e lartë dhe njëkohësisht kompania turke kishte investuar në një biznes të sigurt dhe me të drejtë ekskluzive të shitjes me pakicë të energjisë elektrike të konsumatorët.
Gazeta “Zëri” ka arritur ta sigurojë dokumentacionin e fitimeve marramaendëse që I kanë siguruar kompanitë KEDS dhe KESCO, kjo e fundit është themeluar në vitin 2015 dhe merret me furnizim me energji elektrike.
Sipas këtij dokumentacioni të “Zërit”, në vitin 2015 këto kompani kanë fituar 31 milionë euro, pavarësisht investimeve të bëra, ndërsa në vitin 2016 fitimet e këtyre dy kompanive kanë arritur në rreth 25 milionë euro.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...