Matilda Bega, vajza e aktorit të ndjerë të humorit shqiptar, Met Bega, ka kujtuar sot përmes një statusi në faqen e saj në facebook, ditëlindjen e të atit.
Bega shkruan se tashmë u bënë dy vjet nga ikja e të atit, ndërsa i drejtohet babait me fjalët: “Festo aty në parajsë ku e meriton”.
“Sot është data 7 Gusht një datë që nuk do ta harroj derisa të vdes është data e ditëlindjes së babait tim. Une jam Matilda Bega por pak ma dinë emrin. Unë për të gjithë jam e bija e Met Begës. Edhe pse u bënë 2 vite pa babin përditë e njëjta pyetje mos je gjë e bija e Met Begës. Sa mirë ndjehem se kështu ai mbetet me mua deri në vdekje. Edhe pse mama e 2 fëmijëve mbetem e bija e Metit madje edhe fëmijëve të mi Reas edhe Geldit tashmë u thonë mbesa dhe nipi i Met Begës për të cilët gjyshi pati shumë ëndrra, por nuk mundi, u sëmur, vuajti shumë nga një sëmundje të cilën ai nuk e meritonte. Gjithsesi për një gjë jam e sigurt ai vuajti gjatë nga sëmundja në tokë, por tashmë një gjë është e sigurt, ai është në parajsë..Kurrë nuk do ja kujtoj ditën e vdekjes tim eti por për të ka vetëm një datë ,data e lindjes 7 gusht. Këtë datë ai vetë e kishte të shenjtë: bënte 2 festa, një në shtëpi e një me kolegët e estradës. Gezuar ditëlindjen baba, festo aty në parajsë ku e meriton”,-shkruan Matilda Bega.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...