Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bazuar në Kushtetutë dhe në ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë emëruar sot, Latif Merovcin, zëvendësdrejtor të AKI-së. Kurse, inspektor të përgjithshëm të AKI-së, Shkëlzen Sopjanin.
Sipas një njoftimi të Presidencës, emërimi i Merovcit, zëvendësdrejtor të AKI-së, u bë pasi Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, paraprakisht, kanë pranuar dorëheqjen nga detyra të zëvendësdrejtorit të deritashëm të AKI-së, Muharrem Ajetit, të cilin e kanë falënderuar për angazhimin dhe punën në ndërtimin e AKI-së.
Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjin për AKI-në, kanë emëruar sot në detyrën e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së, Shkëlzen Sopjanin, njofton KosovaPress.
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...