Qytetarët e Kosovës s’e kanë kuptuar ende moton “Festo me zemër, jo me armë”. Kjo moto ka vite që është lansuar nga Policia e Kosovës, sidomos gjatë verës së njohur edhe për numrin e shtuar të dasmave.
Në Policinë e Kosovës janë raportuar dhjetë raste të gjuajtjeve me armë zjarri. Numri i personave të lënduar gjatë këtyre incidenteve ishte nëntë.
Fatmirësisht nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet.
Policia njofton se të gjithë ata, të cilët në mënyrë të kundërligjshme përdorin armët apo bartin ato në mënyrë të paligjshme, pa autorizim, ndaj tyre do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore. /RTK/
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...