Barcelona është duke përgatitur një ofertë prej 120 milionë funta për të nënshkruar me sulmuesin Paulo Dybala derisa gjiganti katalunas vazhdon të përballet me krizën e krijuar nga humbja e Neymar.
Neymar finalizoi transferimin e tij rekord prej 222 milionë euro te Paris Saint Germain të premten pasi gjiganti në Liga 1 aktivizoi klauzolën e lëshimit të reprezentuesit brazilian, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde së bashku me presidentin e klubit Josep Bartomeu tani janë duke u përballur me një detyrë mjaftë të vështirë për të rindërtuar skuadrën pas largimit të 25-vjeçarit.

‘L’Equipe’ pretendoi të premten që Barcelona ka rënë dakord me kushtet personale të kërkuara nga Ousmane Dembele i Borussia Dortmundit para ofertës prej 90 milionë euro, por raportet në Itali pretendojnë që klubi është gjithashtu duke përgatitur një ofertë ambicioze për Dybalan.
Reprezentuesi argjentinas thuhet të jetë zgjedhja e preferuar e Lionel Messit për të zëvendësuar lojtarin që prishi treshen fantastike në sulm të njohur si ‘MSN’, që i siguroi Barcelonës dy tituj në ligë dhe Ligën e Kampionëve gjatë tri sezoneve.
Dybala, i cili është në gjendje të luaj kudo në linjën frontale, ka shkëlqyer qysh pas transferimit nga Palermo te Juventusi dy vite më parë për 32 milionë euro./arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...