Në Durrës, ka nisur panairi ndërkombëtar i Librit që zhvillohet në shëtitoren Taulantia në mes të sezonit turistik, si një ngjarje që promovon lidhjen e librit me turizmin.
Ky është synimi i organizatorëve që zgjedhin Durrësin për të dytin vit radhazi për të sjellë botimet e reja të 50 shtëpive botuese vendase dhe nga 5 shtete ku botohet në shqip.
Për 4 ditë nga 3 deri në 6 gusht, qyteti i Durrësit do të jetë në qendër të letrave mbarëkombëtare, ndërsa zhvillohet “Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip”. Është viti i dytë që ky panair organizohet në Durrës duke u kthyer tashmë në një aktivitet tradicional për qytetin bregdetar. Ky aktivitet organizohet nga shoqata kulturore artistike “Durana” në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit.
Drejtuesi i panairit, poeti Aqif Hysa deklaroi se ky panair ka për qëllim të krijojë një ngjarje kulturore parësore për qytetin e Durrësit, vizitorët e tij, turistët vendas dhe të huaj, duke e lidhur ngushtësisht librin me turizmin.
Janë rreth 50 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe 5 vende të tjera ku botohen libra shqip, që janë bërë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Librit, i cili do të mbahet në fund të shëtitores “Taulantia”, afër Sfinksit. Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen edhe promovime të librave më të rinj të autorëve të njohur.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...