Udhëheqësi i Hezbollahut të Libanit, Sayyed Hassan Nasrallah, tha se grupi shiit do të luftojë kundër militantëve të Shtetit Islamik në kufi të vendit me Sirinë.
Sipas tij kjo betejë pritet të ndodhe brenda pak ditëve, transmeton portali arbresh.info
Ushtria libaneze do të sulmojë Shtetin Islamik nga ana libaneze e kufirit ndërsa Hezbollahu dhe ushtria siriane do të sulmojnë njëkohësisht atë nga ana siriane, tha Nasrallah në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.
Ai tha se militantët e Shtetit Islamik të cilën mbajnë robër libanez, ende kanë një derë hapur për negociata dhe mund të shmangin betejën.
Hebollahu ka qenë një aleat i rëndësishëm i presidentit sirian Bashar al-Assad gjatë konfliktit gjashtë-vjeçar, duke luftuar përkrah ushtrisë siriane kundër rebelëve, duke përfshirë edhe islamistët sunitë.
Më shumë se një milion sirianë kanë kërkuar strehim në Liban, duke vënë presion mbi ekonominë dhe shërbimet e vendit./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë