Deputeti Milaim Zeka duket se do të jetë kandidat për kryetar të Parlamentit të Kosovës.
Sipas burimeve të portalit “Arbresh.info” deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën Zeka ka arritur të sigurojë votat e nevojshme që të zgjidhet kryetar i Kuvendit. Kjo pasi që emri i lakuar si kandidat i mundshëm nga PAN, Kadri Veseli nuk ka mbështetjen e shumicës për t’u zgjedhur.
PAN’it i duhen 61 vota për ta votuar Kadri Veselin, ndërkohë që të sigurta i kanë vetëm 59.
Kujtojmë se më herët Milaim Zeka e përmendi veten si opsion të mundshëm për këtë pozitë, në qoftë se Veseli nuk do të arrinte të zgjidhej.
Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër në orën 10:00./Arbresh.info
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?