Një nënë zemërthyer nga Kina pas 28 vitesh ka kuptuar se djali që kishte rritur nuk ishte fëmija i saj i vërtetë.
Sipas mediave kineze, nëna beson se djali që rriti i ishte dhënë asaj gabisht në spital, transmeton portali arbresh.info
Gruaja e identifikuar si Zhang, bëri zbulimin tronditës pasi burri i saj kërkoj që të bëhej testi i ADN-së, sepse ai nuk mund ta kuptonte pse djali i tyre ishte aq i bukur.

Më sa duket Zhang dhe ish burri i saj u shqetësuan nga fakti se djali i tyre nuk përgjante me asnjërin nga ta.
Nëna tha se kur e njoftoi djalin e saj me miqtë dhe familjen, ata gjatë gjithë kohës e pyesnin se pse ishte djali i tyre kaq i bukur.

Këto dyshime kanë dërguar atë dhe ish burrin e saj drejt divorcit në vitin 2004.
Në vitin 2016, ish burri i Zhang, që me sa duket kishte një dozë urretje ndaj familjes së tij, kërkoi që të kryer testi i AND-së dhe gjatë asaj kohe u kuptua se djali nuk kishte lidhje me asnjërin prej tyre.
Djali ka mbetur i shokuar nga ky rast, shkruajnë mediat kineze, ndërsa nëna është e bindur që fëmija i saj i vërtetë është duke u rritur në një familje tjetër./Arbresh.info
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...