Zbulohen detaje te reja nga aksioni antidrogë i policisë zhvilluar mbrëmjen e së martës te Don Bosko.
Siç dihet një person që ndiqej nga policia i dyshuar se ishte shpërndarës kokaine mbeti i plagosur pas një aksioni të sektorit të Antidrogës në Tiranë.
Bledar Peçi nuk iu bind postbllokut të policisë, por tentoi të çante rrethimin me automjetin e tij. Policia reagoi duke i bërë barrikadë me mjetet e saj, ndërsa Forcat e Rendit qëlluan fillimisht me armë në ajër dhe më pas drejt gomave të makinës. Si pasojë Bledar Peçi mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjeti rreth 480 gram kokainë në makinë dhe në shtëpinë e shokut të Peçit i cili mundi të largohej. Pas operacionit të natës së kaluar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur verifikimet. Mesohet se do të kontrollohen dhe verifikohen veprimet e policisë, pasi ka pasur dhe të shtëna në ajër, nga të cilat ka mbetur i plagosur lehtë i dyshuari kryesor i grupit./Lapsi.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...