Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë për të parë nga afër zhvillimet në zonat e prekura nga zjarri nëpër fshatrat e kësaj komune për shkak të temperaturave të larta.
Në njoftim të lëshuar nga komuna, thuhet se Lladrovci bashkë me zjarrfikësit janë në zonat ku janë përfshirë nga zjarri.
”Edhe në këto orë të vona, zjarrfikësit po bëjnë luftë me zjarrin për ta lokalizuar. Me ta po qëndron edhe kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci. Për shkak të motit të nxehtë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe vështirë për t’ u lokalizuar,megjithatë, zjarrfikësit nuk janë duke u ndalur” thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...