Gjumi është një ndër elementet më të rëndësishme në jetën tonë e cila na jep përfitime të pabesueshme shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye duhet t’i japim atij vëmendjen e duhur.
Zvogëlon rrezikun e sëmundjes dhe atakut kardiak Teksa flemë presioni i gjakut, ritmi i zemrës dhe niveli i frymëmarrjes rriten dhe bien. Ky proçes është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular.
Një meta-analizë e 17 studimeve që përfshinë 517,440 pjesëmarrës arriti në përfundimin se njerëzit që flinin 7-8 orë në natë kishin rrezik më të ulët për sëmundjet koronare të zemrës dhe gjithashtu treguan një rritje prej 11% rreziku për ata që morën vetëm 6 orë gjumë. Zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe diabetit Humbja e gjumit është një faktor rreziku për obezitetin dhe diabetin. Ajo shkakton një rritje të hormonit të urisë dhe një rënie të hormonit të ngopjes, leptin. Gjithashtu ul ndjeshmërinë e insulinës. Zvogëlon rrezikun e sëmundjes Alzheimer Në sëmundjen e Alzheimerit, fragmente të proteinës beta-amiloide grumbullohen për të formuar pllaka të forta midis neuroneve në tru. Hulumtimet kanë treguar se privimi i gjumit rrit depozitimin e pllakave amiloide. Zvogëlon rrezikun e depresionit, shkruan politiko.net.
Një numër studimesh kanë treguar se njerëzit me pagjumësi kanë një rrezik më të madh për zhvillimin e depresionit. Është interesante kur pacientët me pagjumësi dhe depresion u jepet një terapi njohëse e sjelljes për pagjumësi, simptomat e tyre të depresionit tentojnë të përmirësohen. Zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme
Një meta-analiza ka grumbulluar të dhëna nga 16 studime nga SHBA, Britania e Madhe, vendet e Europës dhe Azisë Lindore. Ajo përfshinte 1.382.999 pjesëmarrës meshkuj dhe femra, të cilët kishin plotësuar pyetësorët rreth kohëzgjatjes së gjumit. Ata u ndoqën deri në 25 vite dhe regjistruan 112.566 vdekje. Ata që flinin më pak se 7 orë në natë kishin 12% më shumë gjasa të përjetonin një vdekje të Më shumë gjumë, më pak stres Gjumi zvogëlon rrezikun e sëmundjes dhe atakut kardiak. Ata që flinin më pak se 7 orë në natë kishin 12% më shumë gjasa të përjetonin një vdekje të parakohshme sesa ata që vazhdimisht kishin 7-8 orë gjumë.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...