Një 57 vjeçar, punëtor i Bashkisë Pogradec, ka mbetur i plagosur si pasojë shpërthimit të një sendi/mjeti shpërthyes gjatë tentativës për shuarjen e flakëve në fshatin Pojskë të Pogradecit.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.B ka marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme. Shtetasi i mësipërm u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Policia thotë se ende nuk është përcaktuar mjeti shpërthyes dhe për gjetjen e tij do të punohet pas shuarjes së zjarrit, shkruan Ora.
Për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor, janë angazhuar forcat zjarrfikëse, shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile, të cilat ndodhen në terren të vështirë e të thyer, për lokalizimin e flakëve.
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...