Një burrë në të 40-tat është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pasi u rrëzua nga nj ballkon në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork.
Incidenti ndodhi rreth mesditës në SHBA, në qendrën tregtare që njihet edhe si ‘Oculus’, transmeton portali arbresh.info.
Autoritetet thonë se ai u rrëzua nga ballkoni i katit të dytë, nga shkallët lindore, duke rënë mbi dyshemenë e mermerit.
Viktima, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka pësuar dëmtim të rëndë traumatik, ku është dërguar për trajtim në Spitalin Bellevue.
Incidenti vjen pesë muaj pasi një grua 29 vjeçare u rrëzua në shkallët lëvizëse./Arbresh.info
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në