Zlatan Ibrahimoviç dhe Bale janë emrat më të kuotuar për të lëvizur gjatë kësaj jave.
Boshnjaku u përfol se do të kalonte në SHBA me Los Angeles Galaxy, por sëfundmi ka vendosur që të qendrojë në Europë dhe Manchester United është opsioni i tij më i mirë.
Ndërkohë, duhet theksuar se Ibrahimoviç është duke u rekuperuar nga një dëmtim në gju.
Sa i përket telenovelës Bale, ajo është edhe me intriguese. Real Madrid kërkon ta shesë atë duke i vendosur një shifër rekord, por lojtari ka bërë të ditur se kërkon të qendrojë duke thënë ndërkohë që po përgatitet fort për sezonin e ardhshëm.
Mourinho e kërkon me çdo çmim uellsianin, por së pari duhet të fitojë besimin e këtij të fundit.
Situata duket më e qartë për Coutihnon, i cili është shumë pranë Barcelonës. Madje, marrëveshja mes tij edhe katalanasve është arritur dhe tashme duhet që edhe ekipet të bien dakord.
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINT urdhëron etiketim më të qartë për produktet e qumështit...
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...