Çfarë është Vitamina D?
Vitamina D quhet ndryshe dhe vitamina e diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm. Trupi ynë e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell (rrezet UV-B) dhe dietës ushqimore. Kjo lloj vitamine D që sigurohet nga jashtë duhet të përpunohet në mëlçi dhe veshka që të ushtrojë efektin e saj në kocka.
Cilat janë efektet e Vitaminës D?
Vitamina D nxit thithjen e kalciumit në zorrë. Ajo është elementi bazë që rregullon metabolizimin e mineraleve në kockë. Falë saj dhe kalciumit të rriturit mbrohen nga osteoporoza dhe osteomalacia, dy sëmundje që e dobësojnë kockën dhe rrisin riskun për fraktura. Vitamina D parandalon rakitizmin dhe kariesin dentar te fëmijët. Por efektet e saj nuk janë vetëm në kocka. Vitet e fundit po bëhen studime të cilat kanë hedhur dritë mbi të tjera efekte shumë të rëndësishme të kësaj vitamine në trupin tonë. Diskutohet roli i saj mbrojtës kundër disa lloje kanceri si p.sh.; i zorrës së trashë, i gjirit dhe i prostatës. Gjithashtu, vitamina D është në studim kërkimor edhe si faktor mbrojtës kundër diabetit tip 1 dhe 2, sklerozës multiple, depresionit, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve alergjike dhe infeksioneve.
Pse jeni gjithmonë të lodhur? Shkaqet më të zakonshme dhe çf...
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat ...
“CBS News”: Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja ...
Një klub francez interesohet për Ter Stegenin
Ledri Vula thyen heshtjen, flet për lidhjen e re të Sara Hox...
Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka q...