Shoqata e të kidnapuarve dhe të vrarëve serbë, në kumtesën e saj për media ka pohuar se politikani serbë nga Kosova, Oliver Ivanoviq është një manipulativ i madh i opionionit publik.
Kjo shoqatë në komunikatën e saj pohon se në vitin 2004 e kishin lutur që mos të hyjë në qeverinë e Ramush Haradinajt dhe që shtyen që Ivanoviq nuk i dëgjoi por iu bë zëvendës i Haradinajt.
Sipas këtyre info familjare Ivanoviq pas ngjarjeve të Marsit të vitit 2004 nuk kishte dhënë as dorëheqje morale. Në kumtesë të shkurtër thuhet se Oliver Ivanoviqi pas shkuarjes në hagë të Haradinajt i kishte shërbyer edhe komandantit të UÇK-Së eprorit Agim Çekut që në atë botë u bë kryeministër.
“Të nderuarë qytetarë , a thua mund të besoni që Oliver Ivanoviq si zëvendës i Haradinaj ka guxuar të jetë kryetarë i iniciativës me emrin Serbija, demokracia me drejtësi dhe që në emër të saj i kërkoi drejtësinë, si dhe demokraci në Kuvendin e Kosovës ku 99 % përqind ishin komandatet e UÇK-Së. Jo, ai nuk ka guxuar të flas as edhe një fjali për të kidnapuarit dhe të vrarit”, thuhet në komunikatë.
“Më vonë kur u largua nga komandatet e UÇK-Së, në atë kohë u emërua sekretar shtetëror në ministrin për KM, me çka e tërboi qeverinë e Kosovës dhe për këtë arsye më vonë EULEX e burgosi, kurse krerët e shtetit serbë atëherë edhe në KS të OKB-së kërkuan lirimin e tij duke arsyetuar që është viktimë politike” thuhet në komunikatë.
“Tash me qëllim është duke e sulmuar Listën Serbe, prapa së cilës qëndron shteti serbë, me qëllim që të fitojë përkrahjen e komunitetit ndërkombëtare dhe shqiptare, me fokus që të mban funksionin udhëheqës në veri të Mitrovicës dhe ka paralajmëruar që ekskluzivisht do të punojë sipas ligjeve dhe kushtetutës së shtetit të gënjyes të Kosovës”, përfundon komunikata./Indeksonline./
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media