Ndërron jetë pronari i lokalit në Velipojë, Besnik Zenuni, 55 vjeç, i cili u dogj nga gazi në shpërthimin që ndodhi në kompleksin Fishta.
Besnik Zenuni ishte djegur në 95% të trupit dhe nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Në rrezik për jetën është tani dhe djali i tij, Hektor Zenuni, i cili ishte me të atin në momentin e incidentit.
At e bir u plagosën të premten paradite, më 28 korrik 2017, pas shpërthimit që ndodhi në restorant nga rrjedhja e gazit prej një cisterne prej njëmijë litrash, që përdorej për gatim. Në këtë shpërthim që tronditi pushuesit dhe turistët u plagos edhe një vajzë 19-vjeçare, Seida Spahihaj, më lehtë.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...