Muaji në të cilin keni lindur mund të ndikojë në faktin se nga çfarë sëmundjesh rrezikoheni të prekeni me kalimin e viteve.
Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh nga Spanja, të cilët, pasi përcaktuan muajt e lindjes për 27 sëmundje kronike për të parë nëse bën ndonjë ndryshim me shëndetin në terma afatgjatë, u surpizuan kur zbuluan se kishte një ndikim të konsiderueshëm për disa gjendje shëndetësore. Meshkujt e lindur në shtator, për shembull, ishin tre herë më të rrezikuar që të vuanin nga probleme me tiroidet, se ata të lindur në janar.
Bebet e lindur në muajin gusht janë dyfish më të rrezikuar nga astma, krahasuar me ata të lindur në fillim të këtij viti. Ngjashëm, edhe vajzat e lindura në korrik janë 27% më shumë të rrezikuar me tension të lartë të gjakut, ndërsa ato të lindura në tetor rrezikohen nga anemia. Studimi i kryer nga Universiteti Alicante, tek afro 30 mijë njerëz, zbuloi gjithashtu se disa muaj kanë efekte përfituese në shëndet, raporton The Telegraph.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit