Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, beson se Teuta Rugova do të marrë vendim të drejtë, megjithëse thotë se secili deputet ka të drejtë vote.
“Asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votojë as Kadri Veselin për kryeparlamentar e as Ramush Haradinajn për kryeministër”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se kanë koordinim edhe me partitë në koalicion që të mos votohet koalicioni PAN, raporton KTV.
Këto deklarata, Mustafa i ka dhënë në fshatin Shushan të Istogut, ku si kryeministër në detyrë mori pjesë në ritin tradicional “Të qethat 2017”./arbresh.info/
Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën ...
Irani kërkon garanci për pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Drejtori i OBSh: Hantavirusi nuk është tjetër COVID, rreziku...
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...