Ministrja në detyrë e Integrimit Europian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Kosova ka para vetes një mori mesazhesh të agjendës evropiane të cilat kërkojnë aprovimin nga Kuvendi i Kosovës.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Ahmetaj ka theksuar se në procesin integrues, prioritetet kryesore të Qeverisë së re do të jenë liberalizimi i vizave, implementimi i MSA-së, aprovimi nga ana e Kuvendit për Fondin IPA 2016, qasja e Kosovës në programet e BE-së dhe Reforma për Agjendën Evropiane.
Ajo ka shprehur optimizëm se obligimet që ka Kosova në aspektin integrues, ku bën pjesë edhe liberalizimi i vizave, të përmbushen këtë vit.
Ahmetaj ka thënë se është e gatshme që edhe në Qeverinë e re të drejtuar nga PAN-i ta ushtrojë detyrën e ministres së Integrimit Europian.
Trump do të lëshojë në qarkullim një monedhë ari 24 karatësh...
Qeveria e Shqipërisë shpall zonat e reja me përparësi zhvill...
Kosova mposhtet nga Bosnja në hendboll, zbehen gjasat për ku...
Mbi 20 masa ndëshkuese nga inspektimet në dy ditët e fundit
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës