Rapsodi legjendar Gjokë Nonaj u shua në moshën 107 vjeçare dhe të premten u përcoll në banesën e fundit në varrezat e Kodër-Marlekajt, në Lezhë.
Ai lindi në Malësinë e Shkrelit në vitin 1910 dhe me jetën e tij si rapsod mbart interpretimet e ralla me lahutën e tij të Ciklit të Kreshnikëve, duke u kthyer në një legjendë të gjallë të dëshmisë së ekzistencës dhe vazhdimit të traditës së lashtë të eposit shqiptar.
Edhe mosha e lahutës së tij, e kaluar dorë më dorë, e kapërcen shekullin.
Në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër në vitin 2015, Gjokë Nonaj këndoi së bashku me dy nipat, Gjeto dhe Nikolin Nonaj si dhe me mbesën, Lumturi Nonaj, e cila është aktualisht lahutarja e vetme femër që luan këtë instrument në Shqipëri.
Falë familjes Nonaj është siguruar ruajtja e traditës me këngët epike të Mujit e Halilit, si dhe motivet e këngës Majekrahi.
Këngët e Eposit të Kreshnikëve janë ndër shtyllat më të rëndësishme të kulturës shqiptare dhe vijnë nga shekujt XIV-XV. Eposi është i pranishëm edhe sot në Malësi, Has, Tropojë, Pejë, Gjakovë dhe Rahovec.
Aktakuzë ndaj të pandehurit për grisjen e Kuranit në Prizren
Igli Tare drejtor sportiv i Milanit, mungon vetëm zyrtarizim...
BE pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Tragjedi në Indi, 17 persona humbin jetën pasi konsumuan pij...
Liria me një forcë shtesë për ndeshjen e barazhit ndaj Vusht...
100 ditë nga burgosja, Veliaj: Ndalimi i padrejtë dhe arbitr...