Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, ka folur për takimin e bashkëpartiakes së tij, Teuta Rugova me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Beqiri ka theksuar se deputetja Teuta Rugova është e moshës madhore dhe ka dhënë qëndrimin e saj.
“Teuta është e moshës madhore e ka thënë qëndrimin e saj edhe publikisht, kështu që do të ishte shumë spekuluese dhe paragjykuese që të flas në emër të Teuta Rugovës”, ka thënë Beqiri pas regjistrimit si deputet i Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Ai ka theksuar se seanca konstituive është caktuar dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë.
“Unë nuk jam parashikues dhe s’dua ta marrë atë rol, se çfarë do të ndodhë dhe ne do të jemi në seancë, pikat e rendit janë të përcaktuara, qëndrimet e partive politike dhe koalicioneve janë të përcaktuara ose të thëna kështu që mbetet të shihet. Ne si LDK e kemi thënë qëndrimin tonë dhe nuk dua të them me shumë se ajo që është thënë”, ka thënë Beqiri.
“Nuk mund të flas për të tjerët në kuptimin se çfarë thonë. Ne kemi pasur dy takime të grupit parlamentar LDK-së AKR-së dhe Alternativës dhe ky qëndrim është thënë në takime të tilla, kështu që çfarë kanë thënë me vonë ose çfarë do të bëjnë unë nuk dua të merrem me këtë”, ka thënë Beqiri.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...