Të shtunën më 29 dhe të dielën më 30 korrik 2017, KFOR-i, në bashkëpunim me FSK-në, do e realizojnë inspektimin e urës MBJ në Mitrovicë/jug.
Gjatë këtij aktiviteti, ura do të mbyllet dhe qarkullimi i trafikut do të ndërpritet përkohësisht. Me qëllim të garantimit të lëvizjes, tranziti i automjeteve do të ridrejtohet përmes tunelit.
“Gjatë këtyre ditëve personeli i PK-së do ta shpallë mbylljen e urës MBJ me njoftime rreth asaj zone dhe përmes “RADIO MITROVICËS”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.
Gjithashtu, potencohet se KFOR-i bën përpjekje që të ketë ndikim minimal në rrjedhën e trafikut.
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opo...
Nis seanca, minutat e fundit për zgjedhjen e presidentit
Haxhiu pret deputetët opozitarë deri në orën 24:00
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...