Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, është duke pritur vendimin e gjyqtarit Beqir Kalludra, për t’i lejuar shkuarjen në Kuvendin e Kosovës, për regjistrim në Legjislaturën e Gjashtë.
Këtë e ka konfirmuar vetë Krasniqi për arbresh.info kur është pyetur se si do të ndodhë në rastin e tij, meqë afati për regjistrimin e deputetëve është deri të premten.
“Sot e kam dorëzuar kërkesën tek Beqir Kalludra, po pres për përgjigje,” ka deklruar Frashër Krasniqi.
Muajin e kaluar gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Beqir Kalludra, ka vendosur që t’ia vazhdojë arrestin deri më 28 gusht katër aktivistëve të Vetëvendosjes, Adea Batusha, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi, të akuzuar terrorizëm.
Në ditën e parë janë regjistruar 46 deputetë nga parti të ndryshme politike si nga Lëvizja Vetëvëndosje, koalicioni LDK-AKR-Alternativa, dhe koalicioni i ashtuquajtur PAN.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 3 gusht 2017, në orën 10:00./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike