Franz Vrousis është kapur nga policia rreth orës 20 e 30 në Thalwil të Kantonit të Cyrihut
Sulmuesi që ka mbajtur pa frymë zviceranët për më gjatë se 30 orë, më në fund është kapur.
Bëhet fjalë për Franz Vrousis, personin 51 vjeçar i cili në mëngjesin e djeshëm kishte sulmuar një zyrë sigurimesh në Schaffhausen me ç rast me një sharrë motorike kishte plagosur 5 persona, 2 prej të cilëve më rëndë.
Raportet se ai ka hyrë në një zyrë të një kompanie të sigurimeve shëndetësore të hënën, teksa me vete kishte një sharrë elektrike. Nga dy personat që kanë marrë plagë më të rënda, njëri vazhdon të qëndrojë në spital, por jashtë rrezikut për jetë.
Vrousis është kapur nga policia rreth orës 20 e 30 në Thalwil të Kantonit të Cyrihut.
I dyshuari ka qenë i dënuar dy herë më parë për shkelje të ligjit mbi armëmbajtje. Qytetarë nga lokalitete të ndryshme njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive. Prej pak vitesh ai pas një aksidenti automobilistik kishte pësuar një traumë dhe jetonte i vetmuar, me pension invaliditeti.
Në kërkimet për Wrousis u përfshinë më shumë se 100 efektivë zviceranë dhe gjermanë./arbresh.info

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja