Miliona jetë fëmijësh të vegjël po vihen në rrezik për shkak se shkollat nuk po mësojnë se si të notojnë.
Kështu thuhet në një paralajmërim të fundit nga hulumtimet e bëra në Britani.
Pothuaj një e treta e nxënësve po braktisin shkollën fillore pa aftësi në ujë sepse mësimdhënësit po përqëndrohen në lëndët që vlerësohen nga inspektorët, thuhet tutje në studim.
Shumë të tjerë kanë aftësi të pamjaftueshme për të dalë nga telashet sipas prindërve të nxënësve në vitin 6 (viti i tyre i fundit në shkollën fillore), dy të tretat e të cilëve kanë frikë se fëmijët e tyre nuk mund të shpëtonin pa ndihmën e dikujt.
Një në 20 shkolla nuk mësojnë notin fare, pavarësisht se lënda është në kurrikulë për më shumë se 20 vjet.
Ish notuesi olimpik britanik, Steve Parry, ka thënë se vetëm në Britani mbi një mijë shkolla nuk mësojnë për notin edhe pse është një kërkesë statusore, transmeton Klan Kosova.
”Ne po dështojmë fëmijët tanë duke mos i ndihmuar ata të mësojnë një aftësi thelbësore. Qindra njerëz mbyten çdo vit dhe kjo është diçka që mund ta përmirësojmë” shprehet Parry.
”Siguria e ujit është e vetmja pjesë e planprogramit kombëtar që do të shpëtojë jetën e fëmijëve. Nuk mund të trajtohet si një shtesë fakultative”, ka përfunduar sportisti i njohur i ujërave.
Ndryshe në Kosovë, në shkolla ende nuk praktikohet noti nga nxënësit, pavarësisht se hyn në lëndë obligative mësimore.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...