Ky vit në shoubizin shqiptar ka sjellë zhvillime të papritura kur është fjala tek çiftet.
Shumë fytyra publike janë bërë bashkë duke habitur shumëkë teksa edhe ndarjet nuk kanë munguar.
Por, ajo që kishim ‘mangu’ deri tani ishte një ribashkim i cili ka ndodhur…
Fiks një vit pasi Prive.al zbuloi ndarjen e këngëtares Gjira Kajtazi nga futbollisti Ali Ibrahimi, dyshja duket se i kanë dhënë vetes edhe një shansë.
Burime të portalit tonë kanë arritur të kuptojnë se në fakt, për Gjirën ka nisur një etapë e re dhe relacioni me personin e zemrës po i rikthehet pikës fillestare pas një periudhe të gjatë nga momenti i krizës së thellë.
Kjo është vulosur edhe nga e diela e fundit e Gjirës, e cila pas shumë kohësh është sërish sportive.
Këngëtarja ka postuar një imazh nga stadium i cili në fakt rezulton të jetë i ekipit ku luan Aliu, sipas verifikimeve të prive.al.
Për të qenë qershia mbi tortë, prania e Gjirës ka shërbyer si ogur i mbarë për 25 vjeçarin i cili në minutat e fundit i ka siguruar fitoren ekipit të tij SV Sandhausen kundrejt Bayer Leverkusen. Epo urime…

Limaj mirëpret lirimin me kusht të Isni Kilajt: Lajmet e mir...
Benita me gjuhë kërcënuese ndaj Elijonës: E mbys krejt, e ka...
Konfirmohet meçi i jashtëzakonshëm mes Mike Tyson dhe Floyd ...
Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 d...
“Nuk dorëzohemi”, Kamberi me mesazh të qartë për të drejtat ...
Reali nuk do të rrezikojë me Huijsenin, mbrojtësi spanjoll m...