Marrëveshja për kadastrën është arritur në vitin 2011, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në Bruksel, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan arbresh.info.
Ka pasur vonesa serioze nga ana e Kosovës në miratimin e Ligjit për Agjencinë Teknike mbi krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve kadastrale që do të kthehen në Kosovë, të cilat janë marrë dhunshëm nga Serbia gjatë luftës kundër Kosovës në vitet 1998-1999.
“Sidoqoftë, që kur Kosova e miratoi këtë ligj, në qershor të vitit 2016, ka qenë Serbia ajo që e ka penguar implementimin duke mos kthyer ende në Kosovë dokumentet e skanuara dhe verifikuara të kadastrave të Kosovës,” bënë të ditur Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
/arbresh.info/
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...
Dënohen me 75 vjet burg pesë të akuzuarit për 400 kilogramë ...
Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar