Kanë mbetur pak orë nga nisja e ceremonisë zyrtare të betimit të presidentit të ri të Shqipërisë. Për këtë moment, gjithçka është pothuajse gati. Salla e Kuvendit, sheshi përpara saj, por dhe rruga e cila ishte me pllaka të dëmtuara, është rikonstruktuar nga një prej ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës.
Vëmendje i është kushtuar dhe gjelbërimit përreth sallës së seancave plenare, ku në orën 18:00 të së hënës pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit të Ilir Metës.
Pas kësaj, në orën 19:00, presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku edhe atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur të gjithë të ftuarit që do të jenë në ceremoni.
Mësohet se fillimisht Ilir Meta do të pritet në zyrë nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas, të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si president në Parlament, pra se nuk dëshiron të jetë Zonja e Parë.
Pas fjalës që do të mbajë presidenti i ri, ai në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare me parakalimin e forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top. /TCh
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...