Serialet turke janë shumë të dashura jo vetëm nga shqiptaret por ato transmetohen në shumë vende të Evropës, Azisë e deri në Amerikën Latine.
Aktorët kanë rrëmbyer zemrat e teleshikuesve por këta të fundit nuk i dinë sekretet e tmerrshme që fshihen pas telenovelave.
E keqja më e madhe është se gjatë xhirimeve punëtorët përballen me kushte shumë të vështira pune. Ekipi i xhirimit qëndron në sheh xhirim 15 deri në 18 orë në ditë.
Ndërsa aktorja e njohur Elif Nur Kerkuk ka treguar se një herë i është dashur të punojë 27 orë pa pushim.
“U ndjeva si skllave”, është shprehur aktorja.
Në shtator 2014 një tjetër punëtor vdiq nga një atak në zemër pasi ka punuar 45 orë në vetëm tre ditë.
“Është një rreth vicioz. Sa më shumë popullor të bëhet një serial në Turqi dhe jashtë vendit, aq më shumë lodhemi ne, plus kohëzgjatja e episodeve shtrihet për arsye komerciale,” tha Zafer Ayden, drejtor i Unionit të Kinemasë në Turqi.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit