Mentor Mazrekaj ka mohuar kalimin te gjiganti i Superligës së Kosovës, Prishtina
Gjatë kësaj jave skuadra e Prishtinës njoftoi se kishte arritur marrëveshje me Partizanin për mesfushori kosovar, Mentor Mazrekajn. Pro, vetë lojtari ka mohuar kalimin te gjiganti i Superligës së Kosovës, Prishtina.
Mazrekaj ka folur për Sport News duke treguar se nuk ka ende asgjë të re sa i përket skuadrës së së re, por ka bërë të ditur se do të jetë vetëm ai që do të vendos se ku do të luajë në edicionin e ri.
Edhe pse ende nuk ka vendosur për skuadrën e re, me rëndësi është se ofertat nuk po i mungojnë mesfushorit të lindur në Prishtinë, i cili ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës.
Burime të Sport News megjithatë kanë kuptuar se Mazrekaj ka pasur një takim me zyrtarët e Prishtinës por pa arritur ende marrëveshje. Menqa e ka konfirmuar për Sport News se në Kosovë ka biseduar vetëm me bardhekaltërit, por ka bërë të ditur se ka oferta thuajse nga shumica e skuadrave në Shqipëri, por edhe nga disa skuadra në Maqedoni.
Fantazisti nga Prishtina mund të kthehet te skuadra te e cila bëri emër, por ndonjë ofertë e mirë do të mund t’ia ndryshonte mendjen. Mazrekj në fund ka bërë të ditur se të hënën do të bëhet me skuadër të re.
Rrëzohen ankesat, konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit ...
Izraeli sulm ajror ndaj Iranit, vritet shefi i sigurisë Ali ...
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...