Personi që u morr me balsamimin dhe u kujdes për trupin e Salvador Dalit, ka pohuar se mustaqet e tij janë të padëmtuara edhe pas gati 30 vite vdekje.
Trupi i Dalit u zhvarros të enjtën për një provë të atësisë, transmeton portali arbresh.info
Falltorja Maria Pilar Abel, 61 vjeç, pretendon se ajo është fëmijëa i vetëm i artistit surrealist, ndërsa në një intervistë për El Mundo ka shprehur se ‘e vetmja gjë që i mungojnë janë mustaqet e tij’.

Ekspertët pas zhvarrimit kanë marrë mostrat e nga flokët, thonjtë dhe kockat për të vërtetuar atësinë.
Abel pohon se nëna e saj kishte lidhje sekrete me piktorin gjatë viteve 1955.
Nëse testimi i atësisë dëshmon sikurse pohon Abel, ajo më pas mund të përdore mbiemrin e tij dhe të kërkojë pasurinë e piktorit.
“Mustaqet e tij janë ende të paprekura. Kjo është një mrekulli”, ka thënë balsamuesi Narcis Bardalet në një intervistë për radiostacionin katalanas RAC1.
Kjo është hera e tretë që po kryhet testi i atësistë për të vërtetuar nëse Abeli është fëmija i vetëm i Dalit./Arbresh.info
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari