Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

19:18 | 21 Korrik 2017
M. A.

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, tek Zona Industriale në Drenas.

Si pasojë e aksidentit, i cili për fat të mirë ka kaluar vetëm me dëme materiale, është krijuar një kolonë e gjatë 6 kilometra, raporton KosovaPress.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Nga bllokimi i rrugës kolona është krijuar nga Zona Industriale deri te fshati Sllatinë i Fushë Kosovës.

auto_unnamed_31500656806

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme