Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar sot varrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci.
Vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova.
RH
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë