Astrit Patozi deklaroi se Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe se fjalët që Sali Berisha është në hije të zhvillimeve nuk janë të vërteta.
Patozi u shpreh se gjendja ku ndodhet tani Partia Demokratike është përgjegjësi personale e Lulzim Bashës.
“Partia Demokratike nuk është pronë e askujt. Partia Demokratike ka pasur shumë problem nën drejtimin e Sali Berishës, por kurrë, në këtë gradë, kurrë në këtë shkallë, siç është sot. Dhe për këtë, jam dëshmitar, okular dhe një njeri që i ka jetuar në vetën e parë të gjitha zhvillimet. Pa diskutim, kemi pasur probleme përpara 4 vjetësh, në garën që ju thatë mes të ndjerit Olldashi dhe zotit Basha, për të cilët unë kam mbajtur një qëndrim, të cilit nuk i heq asnjë presje, por jemi në një situatë akoma dhe më të rëndë mbas 4 vjetësh dhe kjo është sigurisht për meritë personale të zotit Basha. Sado të thoni që zoti Berisha në hije, apo të tjera si këto, unë nuk jam i prirur që të diskutoj për hamendje…” – u shpreh Patozi në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...