Deputeti i legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, thotë se koalicioni PDK-AAK-NISMA nuk do të mund ta përballojë në opozitë Lëvizjen Vetëvendosje me 32 deputetë më shumë se një vit.
Krasniqi në Facebook shkruan se kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, nuk e kupton se ndryshimi ka ndodhur, pavarësisht se a i kanë apo jo numrat për formimin e Qeverisë.
Sipas tij, PAN nuk mund ta bëjë Qeverinë pa Listën Serbe. Ndërsa kjo e fundit nuk do të futet në Qeveri pa Zajednicën, gjë për të cilën thotë se nuk do të bëhet.
Lexoni të plotë shkrimin e tij në Facebook:
PAN nuk mund të bëjë qeveri pa Listën Serbe. Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën. Zajednicën nuk e realizuan dot as sa i kishin 80 deputetë se lëre më me 61.
VV-në me vetëm 16 deputetë, e përballuan vetëm 2 vite e gjysmë. Kurse tash me 32 deputetë nuk do ta përballojnë më shumë se 1 vit.
Ramushi nuk po e kupton që ndryshimi ka ndodhur, pavarësisht a i ka ai numrat apo jo.
Veç vonim, p’shtim s’ka
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...