Bebe Rexha ndodhet në Shqipëri dhe po i kalon këto ditë shumë pranë me kushërirën, Monika Kryemadhi dhe familjen e saj.
Sot ajo ka postuar një foto me kryetaren e LSI-së në një tavolinë ku po presin mëngjesin. “Mëngjes në Shqipërinë e bukur”, shkruan këngëtarja.
Më pas, po në Instastory, ajo ndodhet në një tjetër tavolinë dhe shohim që mamaja e Monikës, zonja Fatime ka përgatitur byrek dhe po ua servir të ftuarëve. Edhe pse e lindur në New York, këngëtarja di shqip. “Fatime faleminderit për këto”, i thotë ajo në shqip.
Mamaja e Monikës i thotë Bebes që duhet të vijë herë tjetër sepse “kjo nuk ishte ardhje, nuk të kanë takuar gjithë njerëzit ” . Ajo po qëndron për një kohë shumë të shkurtër.

Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë