Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha për pak kohë ka lënë angazhimet anash.
Ylli i hitit “The Way I Are” (Dance With Somebody)”, këto ditë është duke shijuar pushimet, transmeton gazeta express, ditë më parë Bebe përmes një video që ka postuar në Instagram kishte treguar se është nisur për në Shqipëri.
E tani Bebe veçse është në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur vetëm pak minuta më parë përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instastory.
Bebe aty shihet duke ngrënë mëngjes së bashku me disa persona.
“Mëngjesi në Shqipërinë e bukur”, kishte lënë mbishkrim Bebe.
Bebe nuk ka treguar arsyen e vizitës së saj në Shqipëri, megjithatë shumë fansa të saj kanë rastin ta takojnë atë.

Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Deco dhe Flick përcaktojnë prioritetet e Barcelonës në afati...
Papa Leo XIV mban Meshën e parë të Krishtlindjes që nga marr...
Sallahu vlerëson punën e stafit të MD-së dhe rezultatet inst...