Gazeta britanike ‘The Sun’ e ka renditur qytetin e Napolit në mesin e 10 qyteteve më të rrezikshme në botë.
Napoli është renditur krahas me Raqqan në Siri dhe me kryeqytetin somalez Mogadishu, transmeton portali arbresh.info
Kjo renditje ka nxitur edhe një reagim të ashpër të Ambasadës Italiane në Britani të Madhe, e cila tha se tabloidi nuk ka lidhje me realitetin.
Kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris, po ashtu ka shpërthyer në reagim, duke e quajtur artikullin e ‘The Sun’ si qesharak.
#Naples not included in any global index on 50 most dangerous cities. @TheSun confuses fiction with reality listing it w/ Raqqa & Mogadishu pic.twitter.com/34agp2orhe
— Italy in UK (@ItalyinUK) July 18, 2017
3 million Brits visit Italy each year and majority of visits are trouble free – we hope many will continue to enjoy the beauties of Naples https://t.co/m0eKsSs1NC
— Jill Morris (@JillMorrisFCDO) July 19, 2017
“Është një gjykim i rremë, superficial, nga dikush, i cili me sa duket nuk ka kaluar një ditë të jetës së tij në Napoli, një qytet plot me probleme, por sigurisht jo në vendin në renditjen botërore ku vendos The Sun”, tha De Magistris.
Napoli u bë qyteti i vetëm perëndimor në renditjen e autorit Guy Birchall duke pretenduar se “vrasjet mafioze janë vend i zakonshëm në Napoli”.
Sipas rënditjes në artikull, qyteti jugor në Itali ka probleme me vrasjet, bandat dhe drogën.
Napoli ka një reputacion të keq për shkak të fuqisë historike të mafias atje. Krimi i organizuar vazhdon ta mbajë në kontrollë qytetin, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të frenuar aktivitetet e saj.
Në vitin 2016 janë shënuar rritje të krimeve në Napoli, që sipas rapoteve policore janë kryer 77 vrasje, 38 prej tyre të lidhura me krimin e organizuar./Arbresh.info
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...