Një gjykatë tuniziane ka ndaluar filmin amerikan ‘Wonder Woman’, për shkak se në rolin kryesor luan aktroja nga Izraeli Gal Gadot.
Filmin e ka ndaluar edhe Libani, në bazë të një bojkoti ndaj Izraelit, transmeton portali arbresh.info
Filmi duhej të shfaqej në dy vende në Tunizi në fillim të qershorit, por shfaqjet u pezulluan pas një ankese nga partia nacionaliste Al-Chaab.
Gjykata më pas vendosi që përfundimisht të ndalojë filmin, edhe pse nuk është dhënë asnjë arsye për gjykimin.
Al-Chaab kërkoi që filmi të ndalohet, sepse aktorja e saj kryesore, Gal Gadot, përmes llogarisë së saj zyrtare në Facebook ka lavdëruar ushtrinë izraelite gjatë luftës së Gazës në vitin 2014./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...