Takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe Sami Lushtakun ka bërë bujë në media.
Takimi i tyre është përfolur dhe gjykuar në mënyra të ndryshme por, ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar të partive tjera politike të koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Lutfi Haziri nga LDK nuk ka dashur të komentojë këtë takim duke thënë se ia lë në dorë Gjykatës Kushtetuese.
“Ne nuk komentojmë takimet e presidentit as me partinë e vet e as me partitë tjera, është çështje që kushtetuta e vlerëson. Por, çdo kush duhet me u sjell në përputhje me mandatin kushtetues që e ka”, ka thënë Haziri për arbresh.info.
Po ashtu arbresh.info ka kontaktuar edhe me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, por ata kanë thënë se së shpejti do të dalin me një qëndrim zyrtar.
Gjatë ditës së sotme në njërën nga kafitëritë në Prishtinë, janë fotografuar në takim Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku dhe Rrahim Pacolli./Arbresh.info
Spalletti jep lajmin e madh: Zhegrova e nis nga minuta e par...
Ushtarët turq të KFOR-it kryej patrullime përgjatë vijës kuf...
Amerikanët trajnojnë ushtrinë shqiptare: Dronët s’janë probl...
BE: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet ...
Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, ...
BE i përgjigjet Trumpit: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë