Policia e Kosovës, Njësia e hetimeve e stacionit policor të Gjilanit, ka pranuar një ankesë nga Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës i cili ka raportuar se një person ka shkuar te shpija e ankuesit dhe ia kërkon 150€ kinse ka bere aksident dhe i nevojiten të hollat, i dyshuari është paraqitur se është i njohshëm i ankuesit duke e mashtruar dhe me lajthitje arrin ta mashtroj ankuesin duke ja marrë të hollat.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se këto janë raste që kohëve të fundit po paraqite nga qytetarë të ndryshëm.
“Para dy ditëve këtu në qytetin e Gjilanit është arrestuar një i dyshuar nga Komuna e Podujevës, që përmes mashtrimit se kinse e kishte një familjar të sëmur u merrte para personave duke kërkuar nëpër shtëpi, i njëjti është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48. Policia e Kosovës porosit që në as një rrethanë qytetarët mos të bien pre e këtyre mashtrimeve duke u dëmtuar materialisht, në raste të tilla menjëherë të lajmërohet Policia e Kosovës për mes numrit 192 i cili është në shërbim njëzet e katër orë”, thuhet në njoftim.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026