Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifi në një prononcim për arbresh.info ka folur për kushtet e komuniteteve për të votuar Ramush Haradinajn për kryeministër.
Ai ka thënë se ata do të gjejnë mënyrën më të mirë për të ndërtuar institucionet pa qartësuar se a do të plotësohen kushtet e tyre.
“Ne jemi në demokraci të tërthortë secila partia ka kërkesat e veta ashtu si partnerët e koalicionit dhe me të gjitha do ta kemi një formulë, e cila plotëson nevojat e komuniteteve dhe që njëkohësisht e mundëson edhe formimin e institucioneve. Komunitetet kanë kërkesa dhe ne kemi me gjetë rrugën më të mirë për ndërtimin e institucioneve duke i avancuar edhe pozicionet e minoriteteve dhe asnjëra palë nuk do të jenë të pakënaqur”, tha Arifi.
Arifi është shprehur se gjatë takimeve që kanë pasur me përfaqësuesit e minoriteteve ka pas një frymë të shëndosh për formimin e institucioneve të Kosovës. Ai ka thënë se ashtu si të gjitha grupet parlamentare edhe komunitetet i kanë kërkesat e tyre që i shohin si formë të avancimit të pozicionit të tyre të balancuar brenda përbrenda kornizave të ekzekutivit.
“Krejt çka mundemi me than është se ne bisedimet qe i kemi pas ka ekzistuar një frymë e shëndosh për formimin e institucioneve, kushte te tilla nuk kemi pasi ka ekzistua një vullnet nga komunitetet që ti avancojmë ,ata kanë shpreh dëshirë që të kenë më shumë poste ministrore”, ka deklaruar kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë.
Ndryshe kreu i PLE’së, Veton Berisha i cili vjen nga komuniteti egjiptian ka thënë se pa plotësimin e disa kushteve që tashmë i’a kanë bërë Haradinajt, vota e tyre ka gjasa që të jetë kundër, Berisha ka thënë se ata janë të interesuar të kenë një ministri./arbresh.info/
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...