Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet shumë shpejt. Kështu të paktën beson deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.
“Nuk kemi informata se kur, por besojmë që shumë shpejt”, është shprehur Deliu për “Arbresh.info”.
Ajo ka thënë se çështja e konstituimit të kuvendit është çështje të sekretarisë së kuvendit dhe presidencës, dhe për këtë PDK ende nuk ka kurrfarë informate.
Ndryshe, deputeti i zgjedhur i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka, në një nga media ka folur për konsituimin e Kuvendit, duke thënë se seanca e parë parlamentare do të mbahet më 27 korrik. Ai ka treguar se pret nga Vetëvendosje dhe LDK që ta votojnë kreun e kuvendit nga radhët e PAN-it./ Arbresh.info/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve